Që nga viti 1998, kemi sjellë në Kosovë disa nga emrat më të njohur ndërkombëtarë të arkitekturës së brendshme, duke përzgjedhur materiale që dhurojnë atmosferë, rehati dhe jetë të përditshme me shumë elegancë.
Çdo pllakë, sipërfaqe, teksturë apo detaj është pjesë e vizionit tonë të madh, të krijojmë hapësira që nuk duken vetëm bukur, por ndihen mirë!
Showroomet e Alba Qeramika janë krijuar si hapësira për frymëzim, përzgjedhje dhe ndjesi. Çdo sipërfaqe, teksturë dhe kombinim është menduar për t’ju afruar me materialin.
Alba Innovation prezanton produkte ku teknologjia, dizajni dhe materiali bashkohen në mënyrë të heshtur. Janë zgjidhje të avancuara që nuk e tregojnë inovacionin me zhurmë, por e bëjnë të ndjeshëm përmes komoditetit, funksionit dhe bukurisë së përditshme.
Teknologji e avancuar që sjell komoditet, shije dhe freski në çdo gotë.
Një ndriçim i ngrohtë dhe delikat përhapet natyrshëm përmes sipërfaqes qeramike, duke krijuar atmosferë, thellësi dhe emocion në çdo hapësirë.
Inovacioni i vërtetë nuk duket gjithmonë. Ai ndihet në lehtësinë e jetës së përditshme!
Më shumë se një vaskë, NUIO DUO Zen Edition është një strehë e mirëqenies. Drita, tingulli dhe dizajni harmonizohen për të krijuar një përvojë të personalizuar që qetëson shqisat dhe sjell momente të vërteta relaksi.
Hypertouch® bashkon intuitën njerëzore me inovacionin modern, duke transformuar sipërfaqet qeramike në kontrolle inteligjente që reagojnë menjëherë ndaj prekjes. Teknologjia mbetet e padukshme, ndërsa përvoja bëhet e jashtëzakonshme.
Nga pllakat XL deri te sistemet hidrosanitare.
Të gjitha kategoritë, një partner.
Nga pllakat XL deri te sistemet hidrosanitare.
Të gjitha kategoritë, një partner.

Gjashtë projekte të zgjedhura — nga shtëpia private deri te zhvillimet rezidenciale.

Projekt modern i realizuar me pllaka cilësore nga Alba Qeramika, ku dizajni bashkëkohor, estetika urbane dhe materialet premium bashkohen për të krijuar një ambient elegant dhe mikpritës.

Në këtë projekt në Istog, pllakat e përzgjedhura nga Alba Qeramika krijojnë një ndjesi të qetë vazhdimësie. Drita reflektohet butësisht mbi sipërfaqe, duke i dhënë ambientit më shumë hapje, pastërti dhe elegancë.
Nga përzgjedhja e materialeve deri te këshillimi për kombinime, ekipi ynë ju udhëzon me kujdes në çdo hap. Vizitoni showroomin dhe zbuloni zgjidhje që i përshtaten hapësirës, stilit dhe mënyrës suaj të jetesës.